Mjeku Jeton Bytyçi kërkon që shteti t'i kthejë sytë nga Malisheva, është qyteti i dytë shqiptar më i prekur pas Tiranës

Mjeku Jeton Bytyçi: Shteti t’i kthejë sytë nga Malisheva, është qyteti i dytë shqiptar më i prekur pas Tiranës

Mjeku nga Malisheva, Jeton Bytyçi, i cili punon në QKUK, ka bënë thirrje në drejtim të institucioneve që të kthehen sytë nga Malisheva, pasi siç ka thënë, vetëm Tirana nga vendet ku jetojnë shqiptarët është e prekur më shumë nga pandemia e Koronavirusit. “Malisheva është goditur më së rëndi deri sot nga Coronavirusi. Qyteti i dytë në trojet shqipëtare pas Tiranës per nga numri i rasteve pozitive me Covid-19. Është e papranueshme dhe tejetë dëshperuse që Qeveria nuk është duke perkrahë në masë të duhur Komunën e Malishevës në këtë kohë krize. Kam shërbyer ne Malishevë si Mjek per disa vite dhe e di sa janë kapacitetet shëndetesore per të perballuar këtë krizë e vetme! Si mjek dhe si qytetar, ju lutem ktheni sytë nga Malisheva!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …