Edi Rama apelon qytetarët të mos lëvizin pa autorizim dhe t'i zbatojnë masat e reja shtrënguese

Kryeministri Rama apelon qytetarët të mos lëvizin pa autorizim dhe t’i zbatojnë masat e reja shtrënguese

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë urdhrat dhe masat shtrënguese pasi do të jenë edhe më të forta. Ndër të tjera kryeministri shkruan se në vijim do të garantohen fillesa lehtësuese por që duhen zbatuar me përpikëri. “Ju lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë! Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e më pasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë. Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …