MKRS-ja dha çmimet për teatër

Të premten, në një ceremoni të organizuar në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte i pranishëm ministri Kujtim Shala, juria dhe laureatët e çmimeve, u dhanë Çmimit Kombëtar për Teatër.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se MKRS-ja është në përkrahje të teatrit dhe njerëzve të tij, meqë e vlerëson këtë si interes vital për kulturën e vendit.

Ai më tej u shpreh se këto çmime, janë një shtytje për zhvillimin e mëtutjeshme të jetës artistike në vend.

Çmimi për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit, iu dha aktorit Selman Jusufi.

Çmimit Vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2015 iu dha Teatrit Profesionist nga Prizreni për shfaqjen “Shërbëtori i dy zotërinjve.”

Çmimin Vjetor për Prezantim më të Suksesshëm Ndërkombëtar për vitin 2015, iu dha Shtëpisë Teatrore Filmike “Akt”.

Çmimi Vjetor për Regjinë më të Mirë për Vitin 2015 i dha Bekim Lumit për shfaqjen “John Cage’s Hamlet.”

Çmimi Vjetor për Aktorin/Aktoren për vitin 2015 me të mirë në fushën e Teatrit i jepet Teuta Krasniqi për rolin e Shkurtës në shfaqjen “Gishti”

Këto çmime ndahen në bazë të Rregullores për Ndarjen e Çmimeve për Teatër. Çmimet Vjetore për Teatër kanë vlerë financiare. Çmimin për vepër jetësor merr 5 mijë euro, ndërkaq çmimet tjera nga 2500 euro.

Vlerësimet në emër të jurisë i lexoi kryetari i jurisë, Agim Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …