MKRS ndanë Çmimet “Niketë Dardani”  

Profesoreshat e muzikës: Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë laureate të Çmimit për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015, ndërsa çmimi për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit Bislim Muçaj.

Kurse për çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër.

Ndërkaq, çmimi vjetor për kinematografi i është ndarë Produktorit (Producentit) të filmit “Shok”, Eshref Durmishit.

Juritë profesionale për çmimet për Vepër Jetësore në fushat e Muzikës “Niketë Dardani” respektivisht Kinematografi “Bekim Fehmiu” kanë qenë në përbërje të Akademik Zeqirja Ballata, kompozitorit Valton Beqiri dhe Baki Jashari, kompozitor dhe dirigjent.

Ndërsa juria profesionale që ka vlerësuar çmimet për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” për Kinematografi, dhe çmimet vjetore ka qenë në përbërje të: Xhevat Qorraj, aktor, Isa Qosja, regjisor, Menduh Nushi, kameraman, Igballe Qena, aktore dhe Jahi Jahiu, dramaturg.

Çmimet e muzikës ndahen me datë 8 qershor në një solemnitet në MKRS, ndërsa çmimet nga fusha e kinematografisë do të ndahen me datë 10 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …