Mnuchin: Presidenti Trunp ka autorizuar zyrtarët amerikan të përgatisin sanksione të reja e të fuqishme ndaj Turqisë

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin njoftoi se presidenti, Donald Tramp ka autorizuar zyrtarët amerikan të përgatisin sanksione të reja e të fuqishme ndaj Turqisë si reagim ndaj ofensivës se saj ushtarake që është duke e zhvilluar kundër trupave kurde në veriun e Serisë. Shtetet e Bashkuara nuk do t’i zbatojnë për momentin këto sanksione por kjo do të behej nëse konsiderohet e nevojshme dhe ne po njoftojmë institucionet financiare amerikane që të jenë të kujdesshme pasi mund të ketë sanksione ndaj Turqisë, theksoi  sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin. Ai shtoi më tutje se këto sanksione do të jenë tejet të fuqishme dhe shpresojmë që të mos jetë e nevojshme t’i përdorim sepse do ta rrënonin ekonominë e Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …