KQZ

KQZ ende nuk ka marrë asnjë vendim për mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor

Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se ende nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor e as për 3 mijë vota të ardhura nga Serbia që janë dorëzuar fizikisht dhe jo përmes postës. Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka kërkuar që votat e diasporës të procedohen si të rregullta dhe theksoi se ato duhet të miratohen si të rregullta në kuptimin e pranimit të tyre dhe nuk ka asnjë pengesë që këto të procesohen si të rregullta. Anëtari tjetër i KQZ- nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti ka kërkuar që të respektohet ligji në rastin e këtyre votave dhe ka shtuar se në bazë të ligjit të dyja janë të jashtëligjshme sepse ligji e parasheh që 24 orë para votimit duhet të jenë ato vota. Edhe anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi ka kërkua nga njësia përkatëse që të respektohet vetëm ligji sa i përket këtyre votave të ardhura nga diaspora me vonesë dhe ka kërkuar që votat që vijnë nga Finlanda të mos hapen pa qenë prokuroria për shkak të një video që është publikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …