Kompromiset e arritura në
bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli, mund të quhen të arritura vetëm në
biografitë e zyrtarëve të lartë evropianë. Ndonëse marrëveshjet e arritura në
Bruksel, sidomos ajo për Asociacionin është burim tensionesh e destabiliteti, përfaqësuesja
e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogerini, i ka
paraqitur këto marrëveshje si ndër arritjet kryesore të saj gjatë vitit 2015.
Ajo ka vlerësuar se 2015-ta ka qenë vit i vështirë dhe intensiv, por edhe vit i
arritjeve të mëdha. “2015-ta ka qenë një vit kur Kosova dhe Serbia nënshkruan
numrin më të madh të marrëveshjeve në ndërmjetësim të BE-së”, tha Mogherini. Përfaqësuesja
e lartë e BE-së theksoi se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit do të
vazhdojnë të jenë të vështira. “Kemi hapur kapitullin e parë në kuadër të
bisedimeve me Serbinë, ndërsa Kosova ka nënshkruar MSA-në. Kjo është një
arritje e madhe për Ballkanin por edhe për të gjithë evropianët”, ka thënë
Mogherini.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova rikthehet në lobim në SHBA pas më shumë se dy vjetësh
Pas më shumë se dy vjetësh pa kontrata aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
