Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Moskonstituimi i institucioneve po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka alarmuar se moskonstituimi i institucioneve qendrore të Kosovës po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave. Ai ka rikujtuar se Bashkimi Evropian i ka paraparë disa qindra miliona euro për Planin e Rritjes, e nëse Kosova nuk e konstituon Parlamentin, atëherë këto mjete financiare mund të mos merren. “Një ndër problemet që është ngritur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes komunave të Kosovës është edhe mundësia e humbjes së mjeteve financiare nga Bashkimi Evropian, deri në 15 milionë euro” ka theksuar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …