Mospërputhja e të dhënave të ekspertëve të pozitës dhe opozitës lidhur me shifrat e zënies me punë, në Kosovë

Anketa e Fuqisë punëtore në Kosovë, zbulon se rreth 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktivë, ku mbi 100 mijë të rinj, as nuk punojnë, as nuk ndjekin shkollë apo trajnim. Shkalla e joaktivitetit mbetet rreth 60%. Sipas kësaj ankete, popullsia në moshë pune në Kosovë është 1 milion e 180 mijë. Prej tyre  697 mijë janë joaktivë dhe 432 mijë të punësuar. Shkalla e joaktivitetit te femrat është 75 %, krahasuar me 42.0% tek meshkujt. Ministria e Financave mbetet nën kritika për përdorimin e statistikave të periudhave me subvencione për të rritur shifrat e llogarive aktive në Trust. Opozita dhe ekspertët kërkojnë masa konkrete për uljen e papunësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …