Motoristë dhe paragllajdistë në nder të Epopesë së UÇK-së – më 6 mars bashkohemi për historinë tonë të lavdishme

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 6 mars do të organizohet një parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi përkujtimor, me pjesëmarrjen e dhjetëra sportistëve dhe qytetarëve. Organizimi realizohet nga Federata e Motoçiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me Klubi “Dardanët” dhe Klubi i Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, duke sjellë një aktivitet simbolik që ndërthur sportin, përkujtimin dhe frymën kombëtare. Ngjarja do të mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”, me synimin që përmes një organizimi të përbashkët të nderohet sakrifica dhe rrugëtimi historik i popullit të Kosovës drejt lirisë. Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të bashkojë komunitetin e motoristëve, sportdashësve dhe qytetarëve në një manifestim dinjitoz përkujtimor, duke përcjellë mesazhe respekti për historinë dhe vlerat kombëtare. Parakalimi motoristik dhe fluturimet me paragllajdë pritet të krijojnë një atmosferë të veçantë simbolike, duke e kthyer këtë ngjarje në një ndër aktivitetet më atraktive të shënimit të Epopesë së UÇK-së këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri

Edita Tahiri: Diplomacia ndërkombëtare mund t’i rrisë presionet ndaj Kosovës për Asociacionin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka paralajmëruar se diplomacia ndërkombëtare mund …