Me vendim të menaxhmentit pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjatë këtij muaji nuk do të mund të marrin pushim

MPB: Nga 1 qershori qytetarët nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre, pa i paguar gjobat

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 1 qershor 2018, nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor. Sipas Ligjit për Automjete, Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor. Ky vendim i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtesë në trafik.  Po ashtu, qëllim i këtij vendimi është parandalimi dhe zvogëlimi i numrit aksidenteve në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

PDK mbështet protestën më 17 shkurt: Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, jo politikë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me protestën …