leoni

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga qytetarët t'i shmangin udhëtimet në Irak e Iran për shkak të sigurisë

MPJ i përgënjeshtron raportimet që bënë në mediat kosovare se Ishujt Solomon e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Koosovës e ka përgënjeshtruar raportimet që bënë në mediat kosovare se Ishujt Solomon e kanë tërhequr njohjen e tyre ndaj Kosovës. “Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron raportimet në media për kinse pranim të dokumenteve zyrtare nga Ishujt Solomon për lëkundje të qëndrimit të këtij shteti ndaj Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme rikonfirmon se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar nga ky shtet dhe si rrjedhim nuk komenton ‘dokumente’ të paverifikuara, që mund të qarkullojnë për qëllime propaganduese, agjenda të dyshimta dhe synojnë krijimin e lajme të rreme. Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se Ishujt Solomon e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike, nivel ky më i lartë i marrëdhënieve në mes dy shteteve. Ministria e Punëve të Jashtme thekson se përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë mbajtur kontakte dhe kanë zhvilluar takime bilaterale të nivelit të lartë me përfaqësuesit këtij shteti, ku janë shprehur zotime të dyanshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve në mes dy popujve dhe dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …