leoni

MPMS

MPMS: Vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti shtetit i janë shtuar edhe 138 veteranë të rinj

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti shtetit i janë shtuar edhe 138 veteranë të rinj në listat e përfitimit të pensioneve. Aktualisht pensionin e veteranit e marrin 37.598 qytetarë, shkruan sot Gazeta “Zëri” Njëqindetridhjetetetë veteranë të rinj janë shtuar në listat e përfitimit të pensioneve të veteranit. Plot 37 mijë e 598 përfitues pensionesh do të marrin pensione nga shteti. Duke iu referuar statistikave zyrtare që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ia ka dhënë “Zërit”, numri i përfituesve të pensioneve të veteranëve në janar të këtij viti ka qenë 36 mijë e 794, në shkurt 36 mijë e 989, në mars 37 mijë e 44, në prill 37 mijë e 395, në maj 37 mijë e 460, ndërsa në qershor aktualisht 37 mijë e 598.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …