leoni

Reagim mbi keqinterpretimin e opinionit ligjor të MZHE të njërit nga aksionarët e emëruar nga kryetari Ahmeti

Reagim mbi keqinterpretimin e opinionit ligjor të MZHE të njërit nga aksionarët e emëruar nga kryetari Ahmeti

 Në disa media elektronike më datë 29 qershor është publikuar lajmi se gjoja Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e ka konsideruar të ligjshëm emërimin e Hajdar Hoxhës në pozitën e UD.  Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore sh.a Prishtinë. E vërteta është se Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në pyetjen me shkrim të parashtruar nga njëri prej anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionarëve- Drejtori i Drejtorisë së Pronës në Komunën e Prishtinës z.Dren Kukaj në lidhje me plotfuqishmërinë e vendimit të datës 30 prill 2018 me të cilën dy aksionarët e PSD-së, Dren Kukaj dhe Qëndrim Sahiti, tashmë i shkarkuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës kanë emëruar Ud . të Kryeshefit Ekzekutiv anëtarin e PSD-së z. Hajdar Hoxha, ka thënë se është përtej juridiksionit të saj për të dhënë opinion lidhur me këtë çështje. Vetëm Gjykata Themelore e Republikës së Kosovës është kompetente për të shqyrtuar ligjshmërinë dhe të ekzekutoj çfarëdo vendimi të organeve të administratës.

Sa i përket çështjes së ndërmarrjes se veprimeve nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve në rastet hipotetike kur Bordet e Ndërmarrjeve janë jo funksionale, kjo nuk nënkupton apriori se Komisioni Komunal i Aksionarëve ka të drejtë të emërojë UD. të Kryeshefit Ekzekutiv pasi që kompetencat e aksionarëve janë përcaktuar qartë sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Komisioni Komunal i Aksionarëve bënë përzgjedhjen e 4 anëtarëve të Bordit te Drejtorëve, ndërsa Bordi i Drejtorëve përzgjedh Kryeshefin Ekzekutiv në një procedurë të hapur transparente dhe konkurruese. Andaj i ftojmë organet kompetente komunale që sa më shpejtë që është e mundur të caktojnë aksionarin e tretë në mënyrë që të kompletohet Komisioni Komunal i Aksionarëve i cili në një procedurë transparente do të përzgjidhte Bordin e ri te Drejtorëve të NPB-së ndërsa Bordi, ashtu siç e parasheh neni 21 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, dhe do të merrej edhe me çështjen e përzgjedhjes se Kryeshefit Ekzekutiv.

Përderisa nuk kompletohet Komisioni Komunal i Aksionarëve anëtarët e Bordi Aktual i Drejtorëve do të vazhdojnë ushtrimin e detyrave të tyre në përputhje më nenin 164 paragrafi 3 i Ligjit për Shoqëri Tregtare në mënyrë që puna e Bordit dhe e Menaxhmentit drejt kryerjes së detyrave ditore dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët e Prishtinës do të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …