Në rrjedhën e ngjarjëve historike të popullit tonë një vend të veçantë zë edhe figura e femrës. Ajo më kohë e kishte kuptuar se në jetë nuk duhët të jeshë vetëm deshmitare e kohës dhe si e tillë të bëhësh prehë e kodeve zakonore të cilat shpesh më gjykimet e tyre të padrejta i mohuan lirinë. Në raste të veçanta ato shkuan përtej këtyre kornizave konjukturat e të cilave u dizajnuan nga rrethi shoqërorë brenda të cilit jetonin. Lufta e tyre e drejtë dhe qëndresa e pathyëshme i nxorri në pah duke i bërë pjesë të historisë.
Njëra ndër ato që sot ëshë në fokus të këtij shkrimi, ndonëse portreti i saj ka folur shumë në heshtjën e këtyre viteve është Mejreme Haradinaj. Për opinionin e gjërë kryësisht në Rrafshin e Dukagjinit ëshë e njohur me emrin Mema- motra e vëllezërve Haradinaj.
Ajo u rritë nën trysninë e një rrezistencë të vazhduëshme duke e parë babë Hilmin dhe nënën Rukë se më çfarë kujdesi përpiqëshin ti fshihnin armët nëpër vende të caktuara që t‘mos kuptohëshin nga të tjerët. Ishin armë kalibrash të ndryshëm që më mund e sakrifica të mëdha i sillnin bijtë e tyre nga Shqipëria,duke e pritur një ditë për ti ndritë faqën historisë. Ajo u kalit duke vrojtuar fshehurazi nënën Rukë teksa i mbushte çantat më armë nënës Azë dhe pasi ja kamiflonte mirë që t‘mos diktohëshin i uronte udhë të mbarë për në Jabllanicë. Rrethanat në të cilat po jetonte e sidomos pas rëniës heroike të Luanit i kishin dhënë për të kuptuar se e ardhmja nën robëri nuk është jetë. Tashmë ajo e dinte se koha në të cilën po jetonte nuk i ofronte komoditetin të ëndërronte për pajën e nusërisë pas fejesës me Nezirin Nezirin nga Jabllanica.
Në kohën kur sulmohet familja e tyre me 24 mars 1998, pa u hamendur rrëmben armët dhe rreshtohet krah babë Hilmiut. Njëmbëdhjetë orë rresht luftuan atë ditë, luftë e ashpër dhe e pabarabartë. Luftë për jetë a vdekje ku secili protagonist i asaj lufte është një narracion në vete. Për Memën ajo ditë shënon një kapitull të veçantë; tre breza ngërthehen në një qëndresë të vetme: nënë Aza, nëna Rukë dhe vet ajo që aso kohe ishe njëzetë e një vjeçare.
Vetëm tetë ditë pas asaj beteje ajo martohët në Jabllanicë. Ishte një martesë e heshtur dhe në rrethana të jashtëzakonëshme. Kur shumë vajza ëndërronin ditën e dasmës më duvak e fustan të bardhë nën jehonën e ceremonisë festive ajo po shkonte nuse nën jehonën e krismave të lirisë.
Nga dora e babait të krahu i burrit po shkonte e stolisur me petkun e dinjitetit dhe thjeshtësisë. Ajo e kishte kuptuar se pragu i shtëpisë së re nuk ishte vetëm një fillim i jetës bashkëshortore por edhe një kufi simbolik në mes të jetës se zakonëshme dhe asaj që kërkonte sakrifica. Pak ditë pasi u martua mori vendimin e madh,ajo vendosi të mos ndahët nga bashkëshorti dhe sëbashku të radhitën në radhët e UÇK-ës. Ëndë ishte e re në moshë,por e vëndosur në bindje për të bartur mbi supe rolin e bashkëshortës së mirë dhe luftëtarës së denjtë.Jo rastësisht ajo e ndërlidhi jetën e saj përsonale me fatin e atdheut. Gjatë kohës së luftës u bë edhe nënë,lindi vajzën të cilën e pagëzuan më emrin Fitore,që simbolizonte synimët saj.
Në kohën kur jeta dhe vdekja ndahëshin nga një hap i vetëm ajo në një krah mbante vajzën e në tjetrin armën. Djepi dhe pushka u bënë një peshë e vetme mbi supët e saj. Lufta për të nuk ishte thjeshtë vetëm një moment ajo më kohë u bë një rrugëtim drejtë së ardhmën. Zemra e saj u nda në mes të dashurisë dhe detyrës që të luftonte pa kompromis për lirinë e fëmijëve. Nën heshtjën e nëtëve të luftës ajo ishte një nënë e përkushtuar e nën zhurmën e ditëve të betejës ishte një luftëtare e rrept. Forca e saj nuk buronte nga arma, por nga besimi se toka duhët mbrojtur ashtu siç mbrohët fëmiu në gjirin e saj. Ndonëse lindi jetë në kohë vdekjeje për asnjë çast nuk e humbi shpirtbutësinë dhe ndjenjën urtësisë fëmërore.
Pas luftës aroma e lirisë nuk i solli qetësinë e duhur. Bashkëshorti i saj Neziri u nda nga jeta duke e lënë më pesë fëmijë. Tani për të lufta vetëm sa kishte ndërruar formën por jo peshën. Mbi supët e saj nuk rëndon më pesha e armës por e përgjegjësisë morale për të rritur dhe edukuar fëmijët. Duke e ruajtur gjithmonë modestinë u tregon fëmijëve copëza jete nga periudha e luftës. Në këtë mënyrë ajo u ipte për të kuptuar se liria është e shtrenjtë dhe se gjithmonë kërkon çmim. Sot i biri Fatlindi ka zgjedhur ta vazhdojë këtë rrugë nderi në FSK, si vazhdim i gjallë i historisë së familjës.
Figura e saj na i kujton heroinat si Shotë Galica,Xhevë Lladrovci e Nora e Këlmendit,gra që e sfiduan kohën dhe deshmuan se guximi nuk ka gjini. Por të Mema portreti i saj është më i veçantë sepse ajo nuk jeton në libra,as në kujtime ajo ecë në mesin tonë si dëshmi e gjallë e historisë sonë.
E qetë në pamje por më një forcë të jashtëzakonëshme në shpirt ajo qëndron si urë në mes të historisë dhe të tashmës. Një histori që dëshmonë se guximi nuk është lëgjendë, por jetë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
