Muharrem Inxhe, njëri nga katër kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Turqi, është tërhequr nga gara, për shkaqe amoraliteti

Muharrem Inxhe, njëri nga katër kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Turqi, është tërhequr nga gara, për shkaqe amoraliteti

Muharrem Inxhe, njëri nga katër kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Turqi, është tërhequr nga gara, dy ditë përpara se votuesit turq  t’i drejtohen kutive të votimit. Arsye për këtë është bërë një foto nudo e tij që është publikuar në mediat sociale. Kandidati është filmuar gjatë marrëdhënies seksuale me një grua, ndërsa nuk dihet ende se kush i ka vënë pamjet në dispozicion të publikut. Muharrem Inxhe ka deklaruar se do të hedhë në gjyq ata që e kanë shantazhuar dhe ata që kanë publikuar fotot. Ai kishte qenë nën presion gjatë fushatës nga akuzat për ndarjen e votave të opozitës, kur gara me presidentin Erdogan është tepër e ngushtë. Në sondazhin e fundit, Ince rezultonte me 2% të votave që i duhen  të Erdoganit për të dalë fitues që në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 maj në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …