leoni

Muharremaj: Situata nga zjarri në zonën industriale në Shirokë është shumë serioze

Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, zjarri ka përfshirë zonën industriale në Shirokë dhe se ekipe të shumta të zjarrfikësve janë duke bërë përpjekje për shuarjen e tij. “Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, e po ashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre i ftoj të na ndihmojnë”, ka shkruar kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj. Ndërkohë është raportuar edhe për një zjarr tjetër në fshatin Studençan dhe Tërnje të Therandës. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur që një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre dhe një pjesë e malit është kapluar nga flakët dhe se ajo është duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …