leoni

Thaçi

Muja: Në vitin 2017 kryetarit Thaçi nuk i nxitohej kaq shumë për formimin e institucioneve

Analisti, Armend Muja ka deklaruar se kryetari, Hashim Thaçi nuk po tregon durim të njëjtë për krijimin e institucioneve sikur ka treguar në vitin 2017 me koalicionin PAN. Në vitin 2017, presidenti shfaqej i durueshëm dhe optimist për 3 muaj sa kishte zgjatur përpjekja e PAN-it për të krijuar numrat, ndërkohë që këtë radhe shfaqet tejet e shqetësuar me vonesat. Thirrja në takim e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese relative e zgjedhjeve nga ana e Presidentit, menjëherë pas konstituimit nuk është praktikë e pazakonshme në Kosovë por letra e dytë e presidentit është jashtë praktikes se respektit të ndërsjellë. Gjithsesi, është e rëndësishme që të dy palët të takohen dhe konsultohen deri në caktimin e mandatarit të ri. Mandatari i ri pastaj do të kishte 15 dite kohë për të formuar Qeverinë, ka deklaruar analisti, Armend Muja.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …