Musstafa sot në Bruksel për të kërkuar liberalizimin e vizave dhe suspendimin me kusht të ratifikimit të demarkacionit për dy vite

Mustafa sot në Bruksel për të kërkuar liberalizimin e vizave dhe suspendimin me kusht të ratifikimit të demarkacionit për dy vite

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot udhëton për në Bruksel me ç’rast do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për qytetarët e Kososvës. Ai ka paralajmëruar do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që ta suspendojë me kusht për dy vjet ratifikimin e  marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e vendit tonë. Ndërsa, në rast se vendi nuk përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, atëherë të kthehet sërish regjimi i vizave. “Në fillim të javës së ardhshme do të shkoj në Bruksel ku edhe do të bisedoj për një zgjidhje që qytetarët të lëvizin sa më shpejt lirshëm”,  ka deklaruar kryeministri në vizitën e tij që u bëri bizneseve në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar “Prishtina 2017”, në Bërnicë gjatë javës që lamë pas.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …