Mustafa e Begaj biseduan për vazhdimin e trajtimit te etheve hemorragjike

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, janë takuar në Prishtinë, me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e trajtimit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), edhe gjatë vitit 2017. Kryeministri Mustafa, ka premtuar se do angazhohet, që Ministria e Bujqësisë, të kryej obligimet, sipas strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo. Pas takimit, kryetari Begaj, ka konfirmuar, se në takim kanë biseduar lidhur me ethet hemorragjike krime kongo dhe se kanë kërkuar nga kryeministri i vendit, që të angazhohet, që Ministria e Bujqësisë të kryej obligimet, bazuar në strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo.

Kërkesa për trajnimin e etheve hemorragjike krime kongo, ka ardhur, pasi në takimin e Këshillit ndërministror për trajtimin e etheve hemorragjike, nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, është bërë e ditur se nuk kanë ndarë fond për spërkatjen e zonave endemike.

Përndryshe, në takim, Begaj e Mustafa, kanë biseduar edhe për çështje tjera, përkatësisht për projekte tjera, me interes për Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …