Mustafa e Kurti kanë filluar bashkëpunimin opozitar kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve dhe qeverisë Haradinaj

Mustafa e Kurti kanë filluar bashkëpunimin opozitar kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve dhe qeverisë Haradinaj

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti kanë filluar të punojnë për thellimin e bashkëpunimit opozitar kundër idesë së kryetarit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë, si dhe kundër qeverisë “Haradinaj”. Përfaqësuesit e LDK-së dhe të Vetëvendosjes thonë se takimi i krerëve të opozitës para dy ditësh ishte në shërbim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre partive për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë bashkëpunim edhe sa u përket protestave kundër Thaçit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, e ka pohuar se ka një sinkronizim të veprimeve mes LDK-së dhe LVV-së për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. “Ne jemi duke u dakorduar edhe për veprime të tjera dhe në këtë kuptim ishte edhe takimi i dy liderëve politikë, të cilët janë dakorduar që t’i harmonizojnë aktivitetet politike, veprimet politike qoftë në Kuvendin e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë, qoftë në opinionin publik e që në të vërtetë të mobilizohemi që sa më shpejt kësaj qeverie t’ia tregojmë vendin, kjo nënkupton që ne jemi duke u përgatitur që përmes një mocioni të mundshëm edhe me partnerë të tjerë ta rrëzojmë këtë qeveri”, ka thënë ai. Rugova ka treguar se janë duke u konsultuar për marrjen e disa hapave politikë për ta dërguar vendin në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …