Në një intervistë për mediet
virtuale, kryeministri Isa Mustafa është shprehur i bindur se marrëveshja PDK-LDK
do të zbatohet tërësisht, dhe sipas tij, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi në muajt e parë të këtij viti do të zgjidhet kryetar i
Republikës së Kosovës. Kreu i Qeverisë ka folur edhe për të arriturat gjatë
vitit që lamë pas, duke përmendur me theks të posaçëm jetësimin e reformës fiskale,
punësimin e mbi 15 mijë qytetarëve si dhe masat subvencionuese për bujqësinë.
Mustafa ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin do t’i
hap rrugën vazhdimit të hartimit të statutit, sipas marrëveshjeve të arritura në
Bruksel. “Gjykata ka
vlerësuar se marrëveshja, në disa pjesë të saj nuk është tërësisht në përputhje
me frymën e Kushtetutës, por jo me nene të veçanta. Tani, gjatë hartimit të
statutit të Asociacionit duhet që gjithçka të miratohet në përputhje me
Kushtetutën dhe dispozitat e saj dhe ne atë do të bëjmë”, është shprehur
kryeministri, Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …