Isa Mustafa

Mustafa: Kosova ka pas rritje ekonomike prej 5 %

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 5 për qind. Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, ai theksoi se kjo rritje është rezultat që ka ardhur në bazë të angazhimit të gjithë Qeverisë, e jo vetëm një sektori. Kryeministri, Isa Mustafa shtoi më tutje se kjo rritje ekonomike është konfirmuar edhe nga Banka Botërore. Mbetet agjendë kryesore e Qeverisë punësimi dhe zhvillimi ekonomik, teksa shtoi se këtë vit do të punohet për rritjen e normës së zhvillimit në 5 për qind, deklaroi kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Maqedonci bisedon me zyrtaren e NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim virtual me Ariella Viehe, …