Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili mori pjesë në Samitin e Triestes, ka thënë se takimet që ka zhvilluar janë të një rëndësie të veçantë, pasi është një prezencë e shteteve më të rëndësishme të vendeve evropiane dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për RTK, Mustafa ka shpjeguar se në Samit mbizotëroi tema e bashkëpunimit ekonomik, ku u kërkua që të kalohen problemet zhvillimore dhe po ashtu u kërkua bashkëpunim ekonomik, pa u cenuar sovraniteti i asnjë shteti. “Vazhdimi këtyre takimeve, të cilat kanë filluar në Berlin, është i rëndësishëm, pasi që komunikojmë së bashku dhe të zgjidhim problemet që kemi”, tha Mustafa dhe shtoi se prania e udhëheqësve më të lartë evropian, është një mesazh i mirë për vendeve e Ballkanit Perëndimor dhe është interes i fuqizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj për integrim në BE. Mustafa dha se Kosova mund të përfitojë në disa fusha me praninë e saj në këtë samit. “Mund të përfitojmë në tërheqjen e përbashkët të investimeve të Bashkimit Evropian, mund të përfitojmë në fonde të BE-së për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe në fushën e Teknologjisë Informative në procesin ekonomik”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …