Isa Mustafa: Gjatë javës ardhshme do të vendosim për kandidatin për kryeministër që do garojmë në zgjedhje

Mustafa: LDK dëshiron heqjen e taksës, jo vetëm pse e do SHBA-ja, por është në interes të Kosovës

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social ka kërkuar që taksa të hiqet krejtësisht, ashtu siç po kërkon SHBA-ja. Ai ka thënë se taksa e vendosur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk kishte arsyetim ekonomik, por LDK-ja e kishte përkrahur për të ndalur hovin e kryetarëve, Thaçi – Vuçiq, për pazaret për territorin e Kosovës. Mustafa tutje ka shtuar se pas angazhimit të SHBA-së për dialogun, taksa ka mbetur si relikt dhe po i shërben Serbisë për t’u paraqitur si viktimë. Tutje ai ka shtuar se askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Ai thotë se LDK-ja e dëshiron heqjen e taksës, jo vetëm pse e do SHBA-ja, por sepse është i bindur se kjo është në interes të Kosovës. Por ka paralajmëruar se do të vendoset reciprociteti nëse nuk ndryshon Serbia çasje ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …