Mustafa: LDK nuk i frikësohet mocionit

Mustafa: LDK nuk i frikësohet mocionit

Kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit dhe nuk kanë pse shqetësohen ndaj asnjë mocioni të askujt. Mustafa i bëri këto komente në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Ferizaj, ku tha se do të marrin vendime që do të liberalizohen vizat. “Do të ua mundësojmë me dalë prej izolimit. Ky nuk është vendim popullist, është vendim bashkërisht me SHBA-të”, tha ai. Ai shtoi se kanë marrë përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik dhe kanë arritur normën ekonomike më të lartë. “Këtë e kemi arritur me qeverinë. Nuk do të ndalemi dhe nuk frikohemi në asnjë rast, i kemi rrit pensionet, e kemi kryer pagesën e veteranëve gjatë këtij mandati”, tha Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …