Mustafa: LDK nuk vepron as sipas kushtëzimeve

Mustafa: LDK nuk vepron as sipas kushtëzimeve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në rrjetin social se LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtëzimeve, as sipas shantazheve individuale dhe as me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc. Ky reagim i tij vjen pas deklarimit të anëtarit me të ri të kësaj partie Driton Selmanaj që nëse LDK bën koalicion me PDK-në ai do të largohet nga kjo parti. “LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.  Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së.  Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, ka theksuar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …