Mustafa

Mustafa: Manastirit të Deçanit duhet t ia japim tokat që ia dha Milosheviqi në kohën e tij

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar që vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit, i cili i njeh këtij manastiri të drejtën mbi 24 hektarë tokë përreth tij, të mos ndërlidhet drejtpërdrejt me raportet shqiptaro-serbe, për shkak se sipas tij është Gjykaka Kushtetuese, e cila  ka marrë një vendim të tillë. Vendimi i gjykatës duhet të respektohet, sepse është fjala për një vendim nga organi më i lartë që e interpreton kushtetutën e vendit dhe ne nuk duhet të vëmë në pikëpyetje realizimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Mustafa, i cili nuk ka treguar pse ka lejura të shkelet Kushtetuta për krjimin e Asociacionit. Mustafa e di fare mirë se këto prona Kushtetuesja ia ka dhuruar Manastirit të Deçanit duke marrë për bazë një vendim të regjimit të Milosheviqit, por këtë fakt e anashkalon në intervistën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …