Reagimi i Tiranës zyrtare: Çështja çame, thelbësore. Sjella e tifozëve, shembullore

Reagimi i Tiranës zyrtare: Çështja çame, thelbësore. Sjella e tifozëve, shembullore

Glevin Dervishi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë duke komentuar deklaratat antishqiptare të ministri të jashtëm grek Koscias ka deklaruar: Më vjen keq ta them, por ne nuk ndajmë shqetësimin e tyre irracional nga fjala Çamëri. Çështja çame është një çështje thelbësore e raporteve dypalëshe dhe thelbësore për të drejtat e njeriut. Madje trajtimi i saj me realizëm dhe diskutimi i thellë për të do të ishte dëshmi maturie e marrëdhënieve tona dhe e respektit të ndërsjelltë. Shpreh keqardhjen që në vend që fokusi të mbetet në fushën e blertë dhe në magjinë e futbollit, ata janë fokusuar në detin e tifozëve kuqezinj të pranishëm dje në stadium, sjellja e të cilëve është evidentuar si tepër korrekte dhe tepër e shkëlqyer nga mediet franceze dhe ato ndërkombëtare”, tha Glevin Dervishi nga Ministria e Punëve të Jashtme. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …