Mustafa: Me personat e riatdhesuar nga Siria do të merren organet e drejtësisë, nëse gjenden prova të fajsisë do të dënohen

Mustafa: Me personat e riatdhesuar nga Siria do të merret drejtësia, nëse gjenden prova të fajsisë do të dënohen

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se me personat e riatdhesuar nga Siria do të merren organet e drejtësisë, dhe se ata që kanë bërë faje do të ndëshkohen. Ai ka thënë se barra kryesore për procesin e riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Siria i ka rënë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri ka theksuar se jo të gjithë nga ta do të fajësohen, por secili nga ta do të trajtohet me metodat e shteteve demokratike të risocializimit. “Ata që kanë fajësi do të ndëshkohen. Organet e drejtësisë në Kosovë do të merren me ta. Por edhe ata që do të trajtohen nga drejtësia do t’i nënshtrohen edhe procesit të deradikalizimit për t’u integruar në shoqërinë kosovare. Nuk pritet rrezik prej tyre, sepse jemi të organizuar mirë. Falënderoj bashkëpunëtorët nga Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë dhe Shëndetësisë, sepse te këta persona është dashur brenda 72 orëve të bëhen kontrollet shëndetësore e psikologjike”, tha Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …