Mustafa Nano, ka marrë 30.000 euro nga Greqia për të shkruar se shqiptarët e Kosovës kanë origjinë serbe

Mustafa Nano, që ka marrë 30 mijë euro nga Greqia për të deklaruar se shqiptarët e Kosovës kanë gjak serb, propozohet për ambasador në Zvicër

Mustafa Nano, që ka marrë 30 mijë euro nga Greqia për të deklaruar se shqiptarët e Kosovës kanë gjak serb, propozohet për ambasador në Zvicër. Komisioni zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Mustafa Nanon, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident. Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të komisionit, Nano u shpreh se në Zvicër jetojnë e punojnë një komunitet i madh shqiptarësh. Ai siguroi madje se do të jetë një zë aktiv në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, veçmas për diasporën kosovare. Në Korrik të vitit 2018, Mustafa Nano, kishte treguar  të vërtetën e pjesëmarrjes së tij në një konferencë të organizuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Beograd. Sipas Nanos “Kosova është ‘gjylja e madhe’ në këmbët e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”. Nano në një intervistë ka thënë se shumë serb kanë gjak prej Shqipërie, ashtu sipas tij siç ka edhe gjak serbi në shqiptarë, e sipas tij veçanërisht tek kosovarët. Kjo që thashë mund t’u duket një çmenduri, por nuk është.

(https://www.kultplus.com/opinione/mustafa-nano-kosovaret-kane-gjak-serbi/ 17 KORRIK, 2018)

Gazetari i quajtur, Mustafa Nano, i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i cili ka shpikur teorinë e tij se  shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi, është në listën e njerëzve të medias, që raportet thonë se është paguar nga Greqia. Në mediat shqiptare, ka filluar të qarkullojë kjo listë, në momentin kur u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”. Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediet fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal. Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkaktuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga ministri, Niko Kocias tashmë i dorëhequr. Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e dirigjuar nga ish ministrit Kotzias. Në to thuhet se Mustafa Nano, ka marrë 30.000 euro nga Greqia për të shkruar se   shqiptarët e Kosovës  kanë origjinë serbe. (RKL 24 korrik 2018)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. …