Ragmi Mustafa thotë se 14 korriku i vitit 2018 e bëri fakt të pakthyeshëm Kosovën Lindore në dialogun Kosovë – Serbi

Mustafa: Në marrëveshjet e dy qeverive shqiptare që u nënshkruan në Pejë nuk i përfshinë të gjithë shqiptarët

Përfaqësuesit institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë në nëntë marrëveshjet që i nënshkruan më 26 nëntor në Pejë nuk i përfshinë të gjithë shqiptarët. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, u habit se si nuk u kujtua askush për Kosovën Lindore. Ai ka thënë se është dashur më shumë vëmendje dy shtetet shqiptare, sidomos tani kur po flitet për bashkimin e tyre me Kosovën. ‘Zhgënjimi im është me mosfunksionalizimin e Fondit për shqiptarët e Kosovës Lindore, përndryshe i quajtur edhe si Fondi për Zhvillimin e Kosovës Lindore i cili ishte vendosur në mbledhjen e parë të dy qeverive në Prizren’, ka thënë ai. Mustafa që mori postin e të parit të këtij Këshilli pikërisht në ditën e njëjtë me mbledhjen e dy qeverive thotë se është dashtë më shumë vëmendje nga këto të fundit sidomos tani kur po flitet për bashkimin e tyre me Kosovën. Mustafa shprehu shqetësimin edhe për mospajtimin e Ramush Haradinajt me Hashim Thaçin për idenë e korrigjimit të kufijve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …