Kryeministri, Isa Mustafa ka paralajmëruar se së shpejti do të themelohen Forcat e Armatosura të Kosovës, ndonëse nuk ka treguar nëse për këtë gjë është arritur marrëveshje me përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës. “Po punojmë për krijimin e ushtrisë së Kosovës që do jetë ushtri e nivelit evropian dhe e pranuar në NATO”, citohet të ketë deklaruar ditë më parë kryeministri, Mustafa. Në anën tjetër, përfaqësues të Listës ‘Srpska’ kanë thënë se këto deklarata janë jo-serioze për shkak se nuk ka pasur asnjë bisedë lidhur me këtë çështje. Kurse, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, është i bindur në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ai ka thënë se për këtë duhet të merren vesh me deputetët e komuniteteve pakicë.
