Isa Mustafa: Iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim, në Hagë

Isa Mustafa: Jo të turpërohemi, por të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës, për besimin e tyre në një Zot

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa,  ka komentuar protestën e sotme  të një grupi protestuesish kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe,  në Prishtinë. Ai ka thënë se kjo protestë tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 për qind myslimanë “Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në Zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë”, ka shkruar Mustafa. Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjellë dhe as me respektimin e vetvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më të mëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana. Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës. E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie. Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri: Deklarata e Trump konfirmon se Marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me …