Ferat Shala

Ferat Shala: Rreth 2300 punëtorë të Telekomit po rrezikohen të humbasin vendet e tyre të punës

Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, dje ka mbajtur mbledhjen nr.13/2020 ku është debatua për situatën e rëndë në të cilën po kalon Telekomi i Kosovës

Rreth 2300 punëtorë të Telekomit të Kosovës po rrezikohen të humbasin vendet e tyre të punës dhe mirëqenien për familjet e tyre. Derisa Telekomi po rrëshqet drejt falimentimit, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe Qeveria e Kosovës, janë tërësisht të papërgatitur për menaxhimin e situatës dhe nxjerrjen e ndërmarrjes nga kjo gjendje. Nuk ka ende asnjë opsion, propozim apo plan nga Qeveria e Kosovës e as nga menaxhmenti i ndërmarrjes të prezantuar para komisionit për të shpëtuar Telekomin nga falimentimi. Për më tepër, para komisionit vërehej edhe një mos-koordinim dhe çakordim total në mes të menaxhmentit dhe ministrisë së linjës lidhur me situatën e krijuar në Telekom.

Në diskutimin tim, unë e vura fokusin në krijimin e një fryme të harmonizimit të veprimeve dhe qëndrimeve, si dhe ndjenjën e përgjegjësisë nga aksionari për situatën e krijua dhe ofrimin me urgjencë të një plani emergjent për të zhbllokuar kontot dhe fillimin e daljes nga kriza.

Menaxhmenti i Telekomit duhet të respektoj aksionarin dhe të filloi punën për hartimin e Planit Strategjik për ristrukturimin e ndërmarrjes sipas parametrave ekonomik dhe profesional dhe të mbështetur në ekonominë e tregut.

Mundë të konkuldohet se Telekomi ka tri probleme kyçe për të cilat duhet një qëndrim i qartë dhe i shpejtë:
1. Të kaluarën me shumë probleme që kërkon zgjidhje përmes organeve të drejtësisë;
2. Të sotmen e rëndë që kërkon zgjidhje urgjente nga Qeveria dhe menaxhmenti i ndërmarrjes;
3. Të ardhmen e paqartë dhe me shumë dilema, që kërkon adresim përmes një plani strategjik, që duhet të realizohet nga menaxhmenti i Telekomit, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat dhe institucionet tjera shtetërore nga fusha e ekonomisë, telekomit dhe shkencës të mbështetur edhe nga ekspertët e fushës.

Qeveria e Kosovës, si aksionar, ka në dispozicion të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë që të menaxhoj situatën dhe të veprojë për të ofruar zgjidhje, ose duhet të dorëzohet para kësaj situate duke dhënë dorëheqje dhe duke pranuar që nuk ka kapacitete dhe ide për të menaxhuar ndërmarrjet sikurse është Telekomi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …