Kryeministrit Isa Mustafa, thotë se qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumë-vjeçar nga Serbia e Jugosllavia e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut. Republika e Kosovës sot, përbën modelin më afirmativ në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen kushtetuese e ligjore si dhe respektimin në praktikë të të drejtave të njeriut, në veçanti të kategorive tradicionalisht të diskriminuara, ka thënë kryeministri Mustafa me rastin e Ditës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
