Ministri Demolli në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A5 –SHBA

Ministri Demolli në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A5 –SHBA

Në kuadër të margjinave të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5 –SHBA, që është zhvilluar në kështjellën e qytezës Trakoshçan të Kroacisë, ministri i FSK-së zoti Haki demolli ka pasur disa takime të rëndësishme dypalëshe me homologët e tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë takim Në kuadër të takimeve bilaterale Ministri Demolli ka pasur takim njohës me Zëvendëskryeministrin njëherësh Ministrin e ri të Mbrojtjes së Kroacisë zotin Damir Krstiqeviq. Në takim është theksuar gatishmëria e thellimit të bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, me këtë rast  pala kroate ka shprehur gatishmërinë për mbështetje edhe të kërkesave tjera nga Kosova që ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …