AKR me të drejtë vote në Kongresin e Liberal-Demokratëve Evropianë

AKR me të drejtë vote në Kongresin e Liberal-Demokratëve Evropianë

Aleanca Kosova e Re ka marrë pjesë në Kongresin i 37-të të Rrjetit të Partive Liberal-Demokrate të Evropës, që është mbajtur në Varshavë të Polonisë. Në këtë Kongres AKR-ja si anëtare e Aleancës së Liberal Demokratëve Evropian është përfaqësuar nga Sekretarja Organizative e partisë, Rejhan Vuniqi, ish kandidat i Aleancës Kosova e Re për Kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e AKR-së, Ismet Mulaj si dhe bashkëpunëtorët tjerë nga strukturat e Aleancës Kosova e Re, të cilët morën pjesë në këtë Kongres që u përfaqësua nga 17 shtete anëtare të Evropës. Gjatë tri ditëve sa zgjatën punimet e këtij Kongresi, delegacioni i AKR-së pati shumë takime me zyrtarë të lartë të ALDE-s dhe përfaqësues të partive evropiane në këtë Aleancë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …