Junker

Juncker: Ata që besojnë se është momenti për ta shkatërruar BE-në e kanë gabim

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker paralajmëroi të gjitha vendet e BE-së, që duan të largohen nga Unioni, duke nënvizuar se ato nuk mund të ekzistojnë pa BE-në. Ata që besojnë se është momenti për ta shkatërruar Bashkimin Evropian, për ta ndarë në copa dhe për të na përçarë, u them se e kanë plotësisht gabim, tha Juncker, gjatë një konference me rastin e 25 vjetorit të Samitit të Mastrihtit, që hodhi themelet e monedhës euro. Sipas tij, pa BE-në asnjë shtet anëtar nuk ka aftësi krejt i vetëm të zotërojë pushtet politik në botë.  Një formë për t’i parashtruar këto argumente euro-skeptikëve që janë të favorizuar në disa vende të BE. ”Aktualisht jemi një pjesë e rëndësishme e ekonomisë globale, 25 për qind e PBB-së”, shtoi ish-kryeministri i Luksemburgut. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …