Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie

Mustafa: RTK-ja e cila financohet nga paraja publike është uzurpuar totalisht nga PDK-ja

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa,  ka reaguar ndaj transmetimit të një sondazhi për zgjedhje në RTK. “Televizioni i Kosovës  dëshmoi se është uzurpuar totalisht nga PDK dhe se me paratë publike po bënë fushatë të veçantë për njerëzit e kësaj partie. Veç tjerash, transmetoi me shumë pompozitet rezultatet e një sondazhi të rremë me qëllim të ushtroje ndikim te qytetarët gjatë procesit të votimit.  Si Kryeministër i vendit dhe si kryetar i LDK-së vlerësoj se veprimet dhe sjelljet e tilla janë të palejueshme për një televizion publik dhe janë të frikshme për një proces të rregullt dhe të drejtë zgjedhor”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi për Masakrën e Reçakut, pritet të dëshmojnë William Walker dhe Wesley Clark

Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga …