Isa Mustafa

Mustafa: Serbia s’ ka pse i dënon luftëtarët e UÇK-së, ata i dënon Gjykata Speciale, të cilën do ta themelojmë

Edhe pse gjykatat në Serbi deri tani kanë dënuar në mungesë qindra luftëtarë të UÇK-së, vetëm kur u bë i ditur lajmi se ajo i ka dënuar tetë ushtarë dhe eprorë të UÇK-së, që kanë luftuar në Koshare, ka reaguar për herë të parë kryeministri Isa Mustafa.  Reagimi i Mustafës, nuk ka të bëjë me mbrojtjen e mijëra luftëtarëve të UÇk-së, por  ka të bëjë me marrjen në mbrojtje të luftëtarëve, të cilët i konsideron se ishin nga radhët e LDK-së. Ky reagim hipokrit i qeveritarit të kohës së Titos-Rankoviqit e Milosheviqit fyen në radhë të parë tetë luftëtarët e UÇK-së, të cilët ai i merr në mbrojtje duke lënë anash mijëra bashkëluftëtarë të tjerë, të cilët i ka dënura regjimi i Beogradit në mungesë. Kryeministri titist është në mesin e atyre që kanë përkrahur Dik Martin dhe krijimin e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …