Naim Tërnava

Myftiu, Naim Tërnava: Asnjë kompromis me terroristët

Me rastin e sulmit terrorit në Mynih të Gjermanisë, myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka deklaruar se mbrëmë njerëzimi u përball edhe më një akt të rëndë terrorist, nga i cili pësuan qytetarë të pafajshëm. Sulmi në Munih është vazhdimësi e akteve terroriste që kanë për qëllim atakimin e vlerave hyjnore, humane e njerëzore, përmes dhunës, frikës e terrorit. Kemi ndjesi e dhembshuri  të veçantë me atakimin e Gjermanisë dhe popullit gjerman, sepse ne si popull e shtet tek Gjermania e gjermanët, në ditët tona më të vështira kemi gjetur mbështetjen, përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer, që për ne është e paçmuar. Në këto momente të rënda shpreh përkrahjen dhe mbështetjen time për autoritet gjermane, si dhe ngushëlloj familjet e viktimave, duke e lutur Zotin që të plagosurit të shërohen sa më parë. Ngushëlloj  e  ndaj dhimbjen edhe  me familjet e bashkatdhetarëve tanë, për humbjen e më te dashurve të tyre nga sulmi i mbrëmshëm. Për më tepër, sulmi mbi Gjermaninë është atak mbi një vend e një popull që parandaloi krizën e refugjatëve, duke evituar njëkohësisht një katastrofë humanitare që trokiste në dyert tona shkruan mes tjerash myftiu, Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …