Myftiu Tërnava uron Kurban Bajramin, bën thirrje për unitet dhe respektim të drejtave njerëzore

Myftiu Tërnava uron Kurban Bajramin, bën thirrje për unitet dhe respektim të drejtave njerëzore

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava, me rastin e Kurban Bajramit ka bërë thirrje që kjo festë të merret si kampanjë për të drejtat e femrës, që të ndalohen vrasjet dhe hakmarrjet, si dhe në të ketë solidarizimin në vend të mohimit të të drejtave të femrës. Tërnava ka shtuar se kjo është përgjigje ndaj atyre që sipas tij, padrejtësisht akuzojnë islamin për shkeljen e të drejtave. Kreu i BIK-ut ka bërë thirrje që askujt të mos i merret jeta, të cilën Zoti e ka shenjtëruar, duke përmendur këtu edhe të drejtën e nderit dhe pronës. Myftiu Naim Tërnava pas faljes së namazit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. “Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të saj, më lejoni t’ua uroj Festën e Kurban Bajramit. Duke iu drejtuar Allahut me lutje, të lëmë anash inatet dhe mospajtimet e të bëhemi bashkë, jo vetëm për të festuar por edhe për ta rregulluar jetën tonë. Urime Festa e Kurban Bajramit”, ka thënë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …