Naim Zhitia: Më 19 shtator inaugurohet shtatorja e Afrim Zhitisë

Më 19 shtator 2025, në orën 14:00, në fshatin Llugë te Obelisku, do të inaugurohet shtatorja e Heroit të Kombit dhe Udhëheqësit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia.

Ceremonia organizohet me nderim nga familja Zhitia, ndërsa në këtë ngjarje pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve, familjarëve, bashkëveprimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve.

Familja Zhitia fton opinionin e gjerë që të jetë pjesë e këtij përkujtimi të veçantë për veprën dhe kontributin e Afrim Zhitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …