Nait Hasani ka bërë thirrje për bashkim të të gjitha forcave brenda Partisë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka theksuar se vetëm një PDK e bashkuar mund të jetë më e fuqishme dhe të sjellë rezultate të mira për qytetarët e Kosovës. “Me PDK-në e bashkuar, Kosova mundet më mirë. Në dorën tënde është bashkimi dhe fitorja më 28 dhjetor,” ka shkruar Hasani, duke iu drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Ai ka kërkuar që Hamza të përdorë autoritetin dhe përgjegjësinë politike për të miratuar integrimin e Fatmir Limajt si pjesë të PDK-së. Hasani ka theksuar se kjo nismë përbashkuese është e kërkuar nga ushtarët, qytetarët, simpatizantët dhe elektorati i PDK-së. “Bashkimi bën fuqi. Sot, të bashkuar jemi më të fortë përballë çdo sfide për të ardhmen e vendit,” ka thënë ai. Ai gjithashtu ka ndarë një fotografi të shkrepur në Kleçkë, duke kujtuar kontributin historik të këtij vendi në luftën për liri dhe fitoret e mëdha për Kosovën.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
