Nait Hasani: Heronjtë që nuk vdesin kurrë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka përkujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin e rënies së tyre heroike, duke vlerësuar lart sakrificën dhe kontributin e tyre në rrugën e lirisë, barazisë dhe bashkimit kombëtar. Ai theksoi se dy heronjtë e kombit i qëndruan besnik idealit kombëtar deri në frymën e fundit, duke u bërë themel i qëndresës dhe i rrugës historike drejt çlirimit. Në mesazhin e tij, Hasani u shpreh se me jetën dhe veprën e tyre, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha dëshmuan se idealet e lirisë dhe të bashkimit kombëtar nuk vdesin kurrë, por trashëgohen nga brezi në brez. Sipas tij, detyra e brezit të sotëm është ruajtja dhe forcimi i shtetit dhe i kombit për të cilin ata ranë, duke e mbajtur gjallë amanetin e dëshmorëve. Lavdi e përjetshme veprës heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës! Lavdi dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla në Bruksel takon raportuesin Schieder, theksohet avancimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri …