leoni

Nait Hasani: Kryetarja Vjosa Osmani ka mundur të ja ketë huqur me ato deklarata

Deputeti, Nait Hasani ka vlerësuar se kryetarja, Vjosa Osmani ka mundur të ja ketë huqur me deklaratat e saj. Pyetjes se nëse ka pasur ndonjë informacion për ndonjë kërcënim apo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë kohëve të fundit, ashtu siç ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani, sa i përket ndalimit të një lufte të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deputeti, Nait Hasani i është përgjigjur nuk ka pasur asnjë njohuri për ndonjë rast të tillë. Ai ka theksuar se presidentja ka mundur t’ia huq me këto deklarata. “Është për rastin e Banjskës nuk ka një rast tjetër, javëve të fundit nuk ka një gjë të tillë këto janë hipoteza të presdentes që ka mundur t’ia huq në këtë drejtim. Vetëm rasti I Banjskës është si agresion i drejtpërdrejtë. Nuk është dashur me u dorëzuar kur fillohet një proces duhet me dërgu deri në fund, ne i kemi parë se si kanë ik, policia jonë ka hesht ose dikush nuk i ka lënë, le të bëhen transparentë dhe ta tregojnë rastin” ka theksuar mes tjerash, deputeti, Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën për Kosovën – UNMIK pritet të kërkojë ulje tensionesh dhe rifillim të dialogut

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë të martën takimin …