Nait Hasani: Nuk jap votë për kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka dhënë një deklaratë të papritur, duke bërë të ditur se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Hasani u shpreh qartë se qëndrimi i tij është personal, pavarësisht se partia e tij, PDK, ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për këtë çështje. “Unë si Nait Hasani nuk e votoj asnjë deputet të VV-së, sepse ata janë shkelës të Kushtetutës,” deklaroi ai, duke përsëritur disa herë këtë qëndrim. Sipas tij, veprimet e fundit të Vetëvendosjes përbëjnë shkelje të normave kushtetuese dhe për këtë arsye, ai nuk mund t’i japë votën asnjë kandidati të propozuar nga kjo parti.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …