Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila para disa javësh i ka dorëzuar Kuvendit peticionin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shpreson që kjo punë do të kryhet, përkundër presionit ndërkombëtar, që u bë në drejtim të institucioneve, të cilat morën iniciativën për shfuqizimin e kësaj Gjykate. Nënkryetari i veteranëve Nasim Haradinaj thotë se Kuvendi duhet t’iu shkoj procedurave deri në fund dhe se kjo çështje nuk mund të ndërpritet në gjysmë, por duhet të marrë përgjigje. Letrën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli në lidhje me Gjykatën Speciale, Haradinaj e sheh si dëshpërim dhe frustrim të tij, me njerëz labil që ndryshojnë qëndrime.
