leoni

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Kuvendi duhet t’iu përmbahet procedurave deri në fund lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila para disa javësh i ka dorëzuar Kuvendit peticionin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shpreson që kjo punë do të kryhet, përkundër presionit ndërkombëtar, që u bë në drejtim të institucioneve, të cilat morën iniciativën për shfuqizimin e kësaj Gjykate. Nënkryetari i veteranëve Nasim Haradinaj thotë se  Kuvendi duhet t’iu shkoj procedurave deri në fund dhe se kjo çështje nuk mund të ndërpritet në gjysmë, por duhet të marrë përgjigje. Letrën e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli në lidhje me Gjykatën Speciale, Haradinaj  e sheh si dëshpërim dhe frustrim të tij, me njerëz labil që ndryshojnë qëndrime.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …